Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:25, në rrugën Prishtinë-Pejë, në Qyshk të Pejës.
Sipas burimeve nga policia, i riu ishte duke udhëtuar me motiçikletë dhe ka goditur një shtyllë elektrike si pasojë e humbjes së kontrollit.
“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/