Gledis Nano pezullon nënkomisaren e Elbasanit, vihet nën hetim

Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluve të këtij qyteti.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ ndaj Anisa Kostanit. AMP thotë se Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë.

Policja e Elbasanit ‘shpërtheu’ ditën e djeshme ndaj mediave për kritikat e ngritura në lidhje me punën e Policisë për vrasjen e Madrit Ulqinakut, të riut që u ekzekuua dy ditë më parë. Në postime në rrjetet sociale, Kostani i quante gazetarët ‘të dëgjeneruar’ që shkollën e kanë marrë me ‘profesorë ‘Don Juanë’ dhe i ka kërcënuar duke shtuar ‘do përfundoni nën rrotat e makinës’./albeu.com


Shtuar 19.08.2022 11:21