Pak minuta më parë se rezultat i një hetimi njëmuajor nga policia në Portin e Durrësit janë sekuestruar 500 mijë euro të padeklaruara në një autobus që vinte nga Bari, Itali.
Sipas policisë eurot ishin fshehur në tavanin e autobusit të ndara në gjashtë qese plastmasi.
Si pasojë e këti operacioni janë shoqëruar disa persona, ndërsa Albeu.com bën me dije se dy prej tyre janë shoferi dhe njëkohësisht pronari i autobusit Elidon Cela dhe shoqëruesi i tij.
Më poshtë ju sjellim pamjet e fundit nga Porti i Durrësit./albeu.com