Gjyqtarja e fiksuar me këngën e tij, Don Xhonit “i hip vetja në qejf” (FOTO LAJM)

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në mediat online u shpërndanë me shpejtësi video të kryetares së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani e cila ishte shumë aktive në Tik Tok. Emri dhe videot e saj u bënë mënjëherë virale dhe kanë tërhequr momnetalisht vëmendjen e gjithë mediave.

Pjesën më të madhe të videove ajo i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, duke u përpjekur që të nxirrte në pah dhe jetën e saj luksoze me veshje të markave më të shtrenjta.

Në njërën prej videove, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke dëgjuar këngën “Maffia” të reperit të njohur Don Xhoni. Si për ironi, një person që duhet të gjykojë mbi bandat mafioze dëgjon një këngë të tillë, ndaj kjo video sot është bërë virale kudo.

Kështu, pas gjithë këtyre lajmeve ka reaguar edhe Don Xhoni. Ai ka publikuar një video të gjyqatres Kapedani, shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar:

“Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.


Shtuar 1.06.2021 09:01