“Gjyqi” i Metës, Bushka: Presidenti ndërhyri në fushatë dhe nxiti dhunë

Ka rinisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta.

Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka, gjatë fjalës së saj, tha ndër të tjera se Meta u përfshi në fushatë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, duke mbajtur anë.

Sipas saj shkeljet e kreut të shtetit janë të rënda, pasi ka ndërhyrë në fushatë, ka sulmuar ndërkombëtarët si dhe ka nxitur dhunë.

“Presidenti ka qenë aktiv në fushatë, duke marrë anësi. Këto janë ndërhyrje në procesin zgjedhur. Presidenti ka tejkaluar kompetencat e veta.

Presidenti ka sulmuar përfaqësuesit e huaj. Presidenti ka bërë deklaratat që kanë nxitur dhunë.

Presidenti ka humbur rolin e të parit të shtetit, atë të unitetit të popullit. Shkeljet e tij janë të rënda. Shkelje që lidhen me integritetin, rendin e sigurinë, shkelje që lidhen me marrëdhniet me jashtë”, tha Bushka.

Ndërkohë më herët përfaqësuesi ligjor i presidentit Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij janë falsifikuar./albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 12:31