Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.
Sipas tij sulmi rus mbi Ukrainë duhet të ndalojë menjëherë dhe shton se Shqipëria mbështet integritetin territorial të Ukrainës./albeu.com/