Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediet mbrëmjen e sotme menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer çështjen e PD-së në shkallë të parë.
Ai i bëri thirrje demokratëve dhe simpatizantëve të PD-së që të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik dhe të shpëtojnë pluralizmin. Ai u shpreh i bindur se PD-ja do kapërcejë çdo pengesë.
Berisha: Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik, paqësor me të cilin është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës dhe t’i rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Në këtë kontekst i bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik, misionit të shpëtimit të pluralizmit, demokracisë, shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Cdo shqiptar sot më shumë se kurrë pret nga qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni. Unë kam besim se sic kapërceym në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet dhe përpjekjet për asgjësimin tonë do kapërcejmë cdo pengesë. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë. Ajo do mbledhë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narko shteti dhe Edi Rma do marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme.
/Albeu.com/