Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (organi i OKB-së), i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë sulmin mbi Ukrainë.
GJND beson se Rusia duhet “të pezullojë menjëherë operacionin ushtarak të nisur më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”.
Presidenti i gjykatës, Joan Donoghue, tha se në Ukrainë po ndodh një tragjedi e vërtetë, ku po vriten civilë të pafajshëm.