Gjykata e Tiranës ka pranuar aktet e miratuara gjatë konventës së ish- Lëvizjes Socialiste për Integrim, në datën 25 korrik të këtij viti.
Tashmë, zyrtarisht ish LSI-ja, do të njihet si “Partia e Lirisë”, me kryetar aktual Ilir Metën i cili një ditë para konventës, përfundoi mandatin e tij 5 vjeçar si president i vendit. Gjykata njeh si nën kryetar të saj Agim Neshon.
Nga sot LSI është zyrtarisht Partisë së Lirisë, ndryshime të cilat i janë përcjellë edhe KQZ si subjekt i interesuar.