Gjykata e Romës ka pezulluar qëndrimin e shtatë emigrantëve në Shqipëri duke e çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Egjiptianët dhe Bangladeshasit nuk do të mund të qëndrojnë në qendrën e Gjadërit dhe mbrëmjen e sotme ata janë transportuar drejt Shëngjinit. Më pas bëhet me dije se ata do të nisen me anije italiane drejt Barit. Emigrantët janë shoqëruar nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit me automjete të Policisë italiane.
Vendimi i qeverisë Meloni që ndryshoi listën për “vendet e sigurta” disa ditë më parë nuk konsiderohet ende i ligjshëm, sepse sipas gjykatësve të Romës, duhet përshtatur me listën e Bashkimit Europian. Për këtë do të pyetet Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ndaj seksioni i emigracionit e ka pezulluar vendimin e mëparshëm të qeverisë së Melonit, që do të thotë se refugjatët do të bëjnë një xhiro tjetër, nga Shqipëria në Itali.
Të lidhura
None found
Pak ditë më parë në Shëngjin zbritën 8 emigrantë, njëri prej të cilëve për shkaqe shëndetësore u rikthye direkt në Itali, ndërsa 7 të tjerë u akomoduan në Gjadër, bazuar në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.
