Gjykata e Posaçme konfirmon arrestin me burg për Gëzim Çelën

Gjykata e Posaçme, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i ekstraduar nga Kosova të enjten. “Baroni i drogës” mësohet se ka kyçur gojën në seancë dhe nuk ka deklaruar asgjë.

Gëzim Çela, ka nisur të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 7 dhjetor 2015.

Në atë kohë, Çela është dënuar për trafik droge me 10 vjet e 8 muaj burg.

Për Çelën, SPAK ka të hapur edhe hetim për origjinën e pasurive të tij të ngritura, të cilat dyshohen nga trafiku i drogës.

Ndërkohë, mbrojta kërkoi arrest në shtëpi për Çelën me pretendimin se nuk prova, por GJKKO nuk e pranoi.


Shtuar 9.03.2024 09:59