Gjykata e lartë urdhëroi pezullimin e punimeve, policia “zbarkon” në Valbonë pas mosrespektimit të vendimit nga firma ndërtuese

Pasi Gjykata e Lartë urdhëroi në muajin Korrik pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, ditën e sotme kanë zbarkuar forcat e Policisë në zonë për vënien në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se forcat e policisë kanë kërkuar pezullimin e punimeve nga firma Gener 2, sipas vendimit që ka dhënë Gjykata e Lartë.

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në Korrik dhe firma në fjalë nuk i ka ndalur për asnjë moment punimet pavarësisht protestave të banorëve, dhe tashmë edhe vendimit të Gjykatës së Lartë./albeu.com/