Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, pas seancës së zhvilluar ditën e sotme.

Gjykata e Lartë, la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, duke rrëzuar rekursin e Veliajt, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit si i dyshuar për korrupsion, pastrim të parave, fshehje të pasurisë dhe futje të paligjshme të sendeve në ambientet e burgut.


Shtuar 8.07.2025 14:07