Gjykata e la në burg, Xhemal Loka akuzon vëllezërit të ndjerës: Armën e vendosën ato në banesën time

Xhemal Loka, i cili u la në burg pasi akuzohet se ka shtyrë gruan e tij Bedrie Loka drejt vetëvrasjes, për shkak se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ndjerës, ka hedhur akuza ndaj vëllezërve të saj se janë ata që i kanë dërguar armën në shtëpi.

Mësohet se po administrohen materialet për te verifikuar provat e ngjarjes se vetëvrasjes se Bedrie Lokes.

Arma e gjetur në banesën e Xhemal Lokës, do t’i nënshtrohen ekspertizës për të analizuar shenjat e gishtërinjve, duke qenë se ky i fundit ka mohuar të ketë mbajtur atë armë në banesë dhe duke qene se familjarët pretendojnë se armën ua ka sjellë në banesë për të bërë fajtor Xhemal Lokën.


Shtuar 10.01.2024 11:19