Gjykata e Elbasanit ka dhënë masëne sigurisë për 45 personat e arrestuar për trafik droge, pjesëtarë të një grupeve të organizuara kriminale.
Mësohet se gjykata ka vendosur që 35 nga anëtarët e 4 grupeve kriminale të lihen në burg.
Ndërkohë, për 5 të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe për 5 të tjerët “detyrim paraqitje”.
Mes 52 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë Igli Merko, Denis Darzeza, Ahmet Kushi, Gavrosh Berati, Florenc Demiri, Arsen Vishkulli, Erist Skilja dhe Emirjan Dinja, të cilët dolën zbuluar nga agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbuloi se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike.
Në dosjen për “Vlerësimin e ndalimit, arrestimit në flagrancë dhe masës së sigurisë” që në fund mban vulën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi shkruhet se të ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.