“Gjuha shqipe në rrezik”, Rama: Kush bën letërsi s’vret qen në rrugë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar nga Bathorja lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, gjë që sipas tij është në rrezik pas përdorimit të shkurtimeve të shumta të përdorura nga të rinjtë në rrjetet sociale.

Sipas tij, kjo tkurrje e trurit sjell pasoja të mëdha dhe afatgjata në shoqëri.

“Gjuha shqipe është në rrezik. Këto shkurtime në celular, pz (për zotin) kanë krijuar këtë situatë. Edhe në Francë gjuha është në rrezik. Në shumë vende të zhvilluara ka probleme me gjuhën në provimet e universitetin. Nuk është çështja se humbet drejtshkrimi. Tkurrja e gjuhës është tkurrja e trurit. Është tkurrja e aftësisë për të menduar dhe për të gjykuar.

Nga ana tjetër letërsia. Një mjek i mirë është një humanist që nuk ka njohuri për letërsinë. Është mirë që edhe jashtë orëve pavarësisht se do bëhesh mjeke, të vazhdosh të kesh vëmendje për letërsinë. Mjeku nuk është kasap që trajton organizma të gjallë që i përkasin botës së kafshëve.

Dhe aty prapë duhet një nivel i caktuar humanizmi. Ata që vrasin qen në rrugë nuk kanë bërë asnjë orë letërsi në jetë. Dikush që ka bërë orë letërsie nuk vret qen në rrugë”, tha Rama./albeu.com/