Është zbuluar identiteti i personit që sulmoi qytetarët me shigjeta në Norvegji.
Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas sulmit të tij mbrëmjen e së mërkurës në Norvegji.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Kongsberg-ut dhe mediat në Norvegji raportojnë se autori i dyshuar është Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga.
Mesa duket ai e ka njoftuar sulmin që kreu në një video të publikuar në YouTube, disa ditë më parë./albeu.com