“Gjuajnë cironka me dinamit dhe jo peshkaqenë”, Arben Kraja i përgjigjet Edi Ramës

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër SPAK.

Kraja theksoi se i mirëpret sulmet që bëhen me idenë e mirë.

“Ne kryejmë veprime, mbledhim akte. Një herë na shan krahu tjetër. Nuk merrem me deklarata politike, e kemi të ndaluar të komentojmë me ligj. I jap të drejtë kujtdo që sulmon SPAK me idenë e mirë”, tha Kraja në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Kryeministri Rama tha; “SPAK po kap cironka me dinamit por s’po kap peshkaqenë”.

S’komentoj asnjë deklaratë politike.

Si nuk ka asnjë peshkaqen?

Pse duhet ti paragjykojmë ata? Kemi ish-ministra, dhe deputetë, të arrestuar. Nëse do ketë prova, do ketë të arrestuar dhe ministra.

Çështja e incenetartorëve është çështjes komplekse. Kemi 3 çështje penale për secilin inceneratorët. Janë të përfshirë disa institucione me praktika pune. Është veprimtari e gjerë që kërkon kohën e duhur për tu hetuar. Duhet të hetosh të gjitha detajet, qoftë për problemet. Ne kemi ecur mirë, janë bërë publike disa herë njoftime për konkluzionet që kemi. Vijojmë hetimet.

Çështja do të mbyllet me dy të arrestuar apo më shumë?

Këtë se di, po vazhdojmë me intensitet të lartë për të vijuar gjithçka. S’jap detaje se pse është ky brenda dhe ai jashtë. Nuk mund të mos jetë e vërtetë ajo që ka konstatuar deri tani prokurorët

Sa duhet të presim që të kryhet çështja?

Deri sa të mbyllen hetimet. Një vit e gjysmë ka që hetohet./albeu.com/

Shtuar 12.09.2022 21:15