GJKKO vendos arrest shtëpie për Sali Berishën

Ditën e sotme, GJKKO ka vendsur masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.  Gjyqtarja Irena Gjoka, shpalli sot vendimin, duke pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për Berishën.

Duke nisur nda dita e sotme, Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë, veç familjarëve në banesë.

Këtë të shtunë, ishte gjyqtarja Irena Gjoka që shpalli vendimin e GJKKO, edhe pse më herët avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit, thanë se kanë dorëzuar përmes postës, kërkesën për përjashtimin e saj.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë autorizim nga Kuvendi për të ngritur masën e arrestit ndaj-ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje, që ai nuk e respektoi në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Ish-kryeminstri Sali Berisha, është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.


Shtuar 30.12.2023 13:06