GJKKO shtyn për në orën 18:00 seancën për Berishën

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është ndërprerë dhe raportohet se do të rinisë në orën 18:00, pasi mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.

Të lidhura

None found

Po ashtu mësohet se edhe avokati Sokol Mengjezi ndodhet në gjykatë me prokurë të posaçme në mbrojtje të ish-kryeministrit Berisha.

Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Kujtojmë se dje Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.


Shtuar 24.10.2023 15:02