GJKKO nuk liron Enkeledja Hoxhën, rrëzon për herë të tretë kërkesën e ish-gjyqtares

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar për herë të tretë kërkesën e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha të arrestuar për korrupsion.

GJKKO nuk ia ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpies”, pas kërkesës që kishte bërë se fëmijët e saj janë sëmurë.

Përveç djalit ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike.

Kujtojmë se Enkelejda Hoxha është arrestuar në shkurt të këtij viti me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. /albeu.com


Shtuar 14.09.2021 10:00