GJKKO nuk i ndryshoi masën e sigurisë Berishës, Gjokutaj: Zhbëri institucionin e mbrojtjes, prokurorët shantazhuan dy avokatet

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka reaguar në lidhje me avokatët e shtetit të caktuar për ish-kryeministrin në lidhje me çështjen e tij në GJKKO.

Ndërsa për Berishën u vendos të mos ndryshohej masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjokutaj ka zbuluar atë që ka ndodhur në seancën e sotme.

Sipas tij, dy avokatet e çështjes, Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati janë shantazhuar me heqje licence kur kanë kërkuar dy ditë kohë për njohjen me aktet, por sërish nuk kanë pranuar të marrin përsipër dosjen.

Në këto kushte, GJKKO ka caktuar Valentina Teodoresku dhe sipas Gjokutajt vendimi për të lënë në fuqi masën e sigurisë për Berishën, është marrë edhe pse avokatja ende nuk kishte lexuar asnjë faqe të dosjes.

Më tej, avokati thotë se GJKKO ka zhbërë institucionin e mbrojtjes.

Postimi i Gjokutajt:

Te nderuar Kolege avokate dhe te nderuar qytetare!

Siç jini ne dijeni dje ne mbrojtesit e z. Sali Berisha Av. Genci Gjokutaj dhe Av. Sokol Mengjesi pasi na u mohua e drejta themelore e mbrojtesit ne nje proces njohja me aktet e dosjes dhe vazhdimi i gjykimit nga gjyqtarja Irena

Gjoka nderkohe qe nga ana jone ishte ngritur kerkesa per perjashtimin nga gjykimi me pasoje ndalimin e vendimmarrjes nga ana e saj pikerisht kjo gjyqtare mori vendimin per caktimin kryesisht te Av. Artan Simoni!

Ky avokat per arsye te mungeses se integritetit te tij etiko profesional u perjashtua dhe ne menyre klandestine dhe naten jane caktuar po kryesisht Av. Rabije Cenalia dhe Av. Jalldyz Kastrati!

Dy avokatet e caktuara nga shteti kryesisht Jalldyz Kastrati dhe Rabije Cenalia nuk e moren persiper mbrojtjen edhe pse te shantazhuara ne sallen e gjyqit nga prokuroret e SPAK per heqjen e licenses pasi kerkuan 2 dite kohe per tu njohur me aktet dhe gjykata nuk ua dha kete kohe! Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnje faqe te dosjes pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave te sigurimit siç ishin marre! Nderkohe me perpara dmth para 2 oresh gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrezuar kerkesen tone per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çeshtja e depozituar po sot dhe e shortuar po sot!

GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes ne proces!

Vetem ne proceset politike veprohet keshtu!

Diktatura eshte vendosur!

Shpejt edhe do te shpallet!