GJKKO liroi ish-ministrin Lefter Koka/ SPAK kërkon rikthimin e tij në burg, por ai rezulton të jetë në Itali

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të rikthehet në qeli, ndonëse ai është liruar me vendim të Apelit të Gjykatës së Posaçme. Ish-ministri i Mjedisit u lirua me pretendimin se afatet e paraburgimit ndaj tij kishin përfunduar.

Por Koka rezulton të jetë në Itali, ndaj njoftimi i rekursit ndaj tij ka qenë i pamundur përmes shërbimit postar. Gjatë seancave të tij gjyqsore, ai ka bërë me dije se do të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Të lidhura

None found

Gjykata e Posaçme, në prill të vitin 2025, ka dënuar me 3 vjet burg ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës. Koka do të vuajë 2 vite burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar. Bashkë me burgun që ka kryer, Koka nuk lejohet që të mbajë funksione publike për 5 vite. SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. 0 Ish-ministri i Mjedisit ka dhe një dënim tjetër me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa për inceneratorin e Fierit, ku sërish është i përfshirë Lefter Koka, çështja është në rigjykim.


Shtuar 24.04.2026 19:36