GJKKO lë në burg 3 shefat e policisë që trafikonin lëndë narkotike

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për zyrtarët e lartë të policisë dhe ish-efektivin e Operacionales, që dyshohet se janë përfshirë në trafikun e drogës.

Të arrestuarit janë Shkëlzen Ruska, shefi i krimeve në Komisariatin e Himarës, Ervis Alisinanaj, shefi i krimeve në Komisariatin e Lushnjes, dhe ish-efektivi i Forcave Operacionale, Erdit Hazizaj.

Ky vendim, erdhi pas një hetimi të thelluar mbi veprimtarinë e tyre, e cila dyshohet se përfshin abuzime me detyrën dhe lidhje me aktivitete kriminale.


Shtuar 3.03.2025 13:49