GJKKO i konfiskon pasuritë Viktor Shorajt

Gjykata e Posaçme i ka konfiskuar pasuritë Viktor Shorajt, vlonjatit që është subjekt i OFL dhe që është dënuar në Itali për trafik droge.

Apartamente, dyqan e ndërtesë te Uji i Ftohtë janë pasuritë që GJKKO i ka konfiskuar Shorajt.

Njoftimi:

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.07.2023, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar dhe kaluar në favor të shtetit ndërmjet të tjerave të pasurive të subjektit Viktor Shoraj dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

-Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

– Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

– Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

-Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

-Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.

– Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.


Shtuar 21.07.2023 10:22