GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Apelimi u dorëzua këtë të hënë nga avokatët e Metës dhe pritet të shqyrtohet në Apelin e Posaçëm.

Ilir Meta u arrestua mesditën e 21 tetorit, dhe akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie përmes lobimit në SHBA dhe si ish-ministër i Energjitikës në mbledhjen e borxhit të CEZ përmes kompanisë DIA.


Shtuar 7.07.2025 19:40

Tags: ,