Policia në Tiranë ka vënë në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale.
Ata dyshohet të kenë kryer vepra të tilla penale që nga vjedhja, kapja me lëndë narkotike e deri te falsifikimi i dokumentave.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia, përmes një njoftimi.
Njoftohet se në flagrancë është arrestuar A. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar vunë në pranga K. M., 67 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Kurse, në flagrancë është arrestuar edhe E. T., 32 vjeç për vjedhje pasi ka vjedhur disa materiale, në firmën ku punonte, A. K., 48 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me profesion drejtues teknik, pasi në firmën ku ky shtetas punon, është dëmtuar punëtori, shtetasi P. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga specialistët në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ndaj shtetases E. K., 50 vjeçe.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan F. M., 33 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të:
– V. L., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;
– Xh. M., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;
– T. P., 55 vjeç, E. Ç., 47 vjeç, L. M., 20 vjeç, B. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur./albeu.com/