Ismail Morina ose i njohur si Ballist Morina, i ka habitur të gjithë me një status të fundit në rrjete sociale. Ndonëse të gjithë shqiptarët janë kundër, ai i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri këngëtarit serb, Goran Bregovic.
Morina shkuran se Bregovic nuk ka nxitur kurrë urrejtje kundër shqiptarëve me këngët e tij, madje thotë se në vitin 1983 ai ka realizuar një këngë në gjuhën shqipe, Rroka Mandolinën (Kosovska).
Ballisti shton se e gjithë kjo zhurmë po bëhet për të hequr vëmendjen nga vendimet antikombëtare të kryeministrit shqiptar.
Kujtojmë se në vitin 2014-të, Ballist Morina bëri bujë të madhe pasi shpalosi me një dron flaumrin e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Postimi i plotë i Ismail Morinës:
Lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të ktij rasti.
Nuk më rezulton askund qe ky njeri tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbve kundrejt shqiptarve,përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar nji këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.
Unë përsonalisht do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe.
Përshtypja ime qëndron se ktu po çohet pluhur për nji diçka qe nuk përfaqson rrezik, por për t’mbuluar nji diçka qe përfaqson shumë rrezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë.
Shprehë kundershti kur shoh disa personalitete të estradës dhe grupime tifozësh jo vetëm që jane të ndikuar nga lajme të rreme por edhe kërcënojnë me dhunë për pjesëmarrjen e këtij këngëtari ndërsa kur bëhët fjalë për gjëra reale nuk e shprehin asnji reagim.
Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!