Arlind Qori dhe Lëvizja Bashkë kanë qenë surpriza e këtyre zgjedhjeve në Tiranë, teksa renditen para kandidatit të PD-së zyrtare, Roland Bejko.
Qori ka siguruar deri tani mbi 11 mijë vota, duke u renditur kështu direkt pas Erion Veliajt dhe Roland Bejkos.
Ai ka treguar në një intervistë për Euroneës Albania se rezultati do të analizohet me kujdes, teksa shtoi se janë brenda pritshmërive.
“Po pres përfundimin e procesit, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kam ndonjë koment për momentin. Do ta analizojmë kuti pas kutie dhe do dalim edhe me një qëndrim. E kam thënë që në fillim që do marrim nga 5-150 mijë vota, jemi aty midis kështu që nuk kam çfarë them më shumë”, u shpreh Qori.