Një 56-vjeçar austriak ka rënë në prangat e policisë kufitare në Kakavijë pasi ka tentuar të kalonte drejt Greqisë 190 mijë fara kanabisi.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 57 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 250 ml vaj i dyshuar cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro.
Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas do t’i trafikonte këto sende të kundërligjshme për në ishullin Samos.
Njoftimi i policisë:
Kakavije
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Samos”.
Operacioni, nga DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP Gjirokastër.
Tentoi të trafikonte fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme me destinacion final ishullin Samos, vihet në pranga 56-vjeçari austriak.
Sekuestrohen rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike, një shumë parash dhe një automjet.
Policia Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë policore, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Samos”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi W. S., 56 vjeç, banues në Austri.
Ky shtetas u arrestua pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 57 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 250 ml vaj i dyshuar cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro.
Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas do t’i trafikonte këto sende të kundërligjshme për në ishullin Samos.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i lëndëve narkotike”./albeu.com