Gjirokastër/ Zetori del nga rruga dhe përmbyset, vdes fermeri 58-vjeçar në Dropull! Ja për çfarë dyshohet

Gjirokastër– Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dropullit, në Gjirokastër.

Një fermer 58-vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte duke udhëtuar me zetorin e tij, kurse shkak i fatalitetit dyshohet se është bërë arresti kardiak.

Policia vendore bëri me dije sot (18 tetor) se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të së enjtes, në fshatin Sopik, kur viktima me inicialet K. G., 58 vjeç, humbi kontrollin e mjetit.

“Duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi K. G. ka humbur jetën”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Shtuar 18.10.2024 10:58