Gjiknuri thotë se PS do të marrë 55 bashki

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ëhstë shrehur i indur se Partia socialiste do të marrë pjesën dërrmuese të Bashkive në zgjedhjet okale të 14 majit.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Gjiknuri është shprehur se PS do të marrë 45 deri në 55 Bashki në zgjedhjet lokale.

Ne nuk biem poshtë 45 bashki. Por ajo që ne synojmë është nga 45-55 bashki, këtu do jetë kufiri që pretendojmë duke marrë parasysh edhe situatën politike në vend, sondazhet, imputi nga strukturat tona elektorate dhe gjendja e opozitës”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, PS pritet të ruajë të njëjtën përqindje votash si në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, çka siç tha e bën PS forcë të parë edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Mund të jetë sërish 47% vota në total, por synimi është të arrihet objektivi që thashë më parë për numrin e bashkive. Madje po t’i referoheni zgjedhjeve të përgjithshme, po të mblidhen votat del në atë parashikim që thashë.

Për ne është e rëndësishme është të jemi parti e parë, nuk do zgjerohet PS pa limit, e rëndësishme është të dominosh jetën politike. Me 48 për qind të votave, PS do jetë parti e parë në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Gjiknuri.


Shtuar 10.02.2023 21:37