25-vjeçaria, Klaudja Xhaferaj gjeti vdekjen ditën e djeshme bashkë me djalin e saj 6-vjeçar pasi ranë në lumin Osum teksa po drejtonte mjetin. Mësohet se e reja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën për të drejtuar mjetin.
Sipas pamjeve të momentit të aksidentit, e reja parakalon jo në mënyrë të rregullt një makinë dhe më pas humb kontrollin duke rënë nga lartësia në lumin Osum.
Sipas ekspertizës paraprake vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë./albeu.com/