Gjesti human nga një person anonim, dhuron 30 mln dollarë për të prekurit nga tërmetet në Turqi e Siri

Një person anonim në SHBA hyri në ambasadën turke dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.

Informacioni është bërë i ditur nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili postoi lajmin në Tëitter të shtunën, raporton CNN.

“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi kryeministri në Twitter.

“Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë,” shkroi Sharif.

Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Anadolu./albeu.com/


Shtuar 12.02.2023 12:56