Gjermania furnizon Ukrainën me 5000 helmeta ushtarake

Gjermania po furnizon forcat ukrainase me 5000 helmeta ushtarake , tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Mund të konfirmoj se kemi përfunduar një vlerësim në përgjigje të një kërkese nga pala ukrainase për dorëzimin e 5000 helmetave ushtarake”, tha zëdhënësi në një konferencë për shtyp, duke shtuar se nuk e di kur do mund të dorëzohen.

Nga ana tjetër, Berlini ka refuzuar t’i shesë armë Ukrainës./albeu.com

Shtuar 26.01.2022 15:48