Gjergj Luca shpërthen në ofendime ndaj fermerëve: Barbona, duhet ta falënderoni qeverinë, jo të protestoni (VIDEO)

Biznesmeni Gjergj Luca gjatë fjalës së tij në prezantimin e buxhetit 2022 për peshkimin ka shpërthyer kundër fermerëve që po protestojnë kundër paketës fiskale.

Luca u është drejtuar atyre duke i quajtur “barbona”, ndërsa thoshte se duhet ta falënderojnë qeverinë për mbështetjen e dhënë, sipas tij 200 milionë euro në 4 vite.

“Nuk hymë dot në rresht për të na kontrolluar. Ne jemi formalizuar. E njëjta gjë është bërë me bujqësinë. Dalin sot në rrugë dhe gërthasin përditë “hiqni TVSH-në”. TVSH-ja është një taks e mbartur, që në finale ajo shkarkohet. Pra TVSH nuk është taksë, por taksë që e paguan konsumatori, dhe më vjen keq për kolegët e bujqësisë që dalin në rrugë dhe pasi kanë marrë një sponsorizim nga shteti shqiptarë, dhe një mbështetje rreth 200 milion euro, për 4 vjet. Dhe të dalin në rrugë të flasin për TVSH, cila TVSH? Ne të gjithë bëjmë vetë faturim. Fshatari bën vetë faturim. Cili ju ka ardhur ju në baraka, cili ka shkuar në fermë? Cili ka shkuar në stallë? Cili ka shkuar në këto kapanonet që bëjnë? Dhe i ka thënë vetë faturo këtë dhe i kanë kontrolluar? Cili? Në të gjithë kemi vetë faturuara atë mall që kemi. A ka komoditet më të madh për ne dhe fermerët, që të vetë faturojë veten? Atëherë një nga magazinat që e blejnë dhe unë jam një nga magazinat, ne duhet të demostrojmë që duhet të paguajmë në shtet TVSH-në, për prodhimin që vetë faturojmë fermerët, vetë faturojmë anijet. Problemin e keni me grosistat. E keni me magazinat, Mund ta keni me mua, që jam grosist i madh, mund ta keni me Malin, mund ta keni me Besimin. Nuk e keni me shtetin. Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit, 200 milion i është dhënë bujqësisë. Dhe ne është viti i parë që shohim gjithë këtë arritje. Dhe asnjë nuk del për ta përmendur 200 milion për 4 vjet. Dhe dalin qisin 10 barbona atje, që është turp. Për TVSH-në që nuk e mban as, ferma as fshatari, as sera, dhe asnjë send. Dhe kjo është e turpshme. Të merren me njerëzit që punojnë gjithë ditën, ti manipulojnë, është e turpshme.” tha Luca./albeu.com


Shtuar 20.11.2021 18:40