Gjenocidi serb në Srebrenicë, Basha: Dy kushtet që duhet t’i vëmë Serbisë

Ish-kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha është i pranishëm sot në Kuvendin, teksa është duke u diskutuar projekt rezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë           .

Basha u shpreh se ne duhet t’i vëmë Serbisë dy kushte.

  • Serbia duhet të kërkojë për falje për krimet e saj në Kosovë
  • Serbia duhet të pranojë krimet që ka bërënë Kosovë

“Një vit më parë teksa përkujtonim përvejtorin e masakrës së Srebrenicës, kërkova që vendi ynë të kishte kurajon të dënonte me një rezolutë krimet si dhe genocidin serb në Kosovë. Sot është koha për të gjetur forcën për ti vënë emrin masakrave në Ballkan të shovinizmit serb. Që e shkuara të mos harrohet, duhet të tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është pranimi i të shkuarës.

Që Serbia të integrohet plotësisht në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkesën e faljes, me pranimin e krimeve. Që e shkuara të mos harrohet dhe që të mos lejojmë që faktet alternative të kurdisura nga propaganda hileqare dhe mohuese të ndryshojnë sipas orekseve politike apo konjukturave të momentit duhet ti tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është vetëm përmes pranimit të së shkuarës, pranimit të vërtetës.

Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë e inkurajon kryeneçësinë e drejtuesve të saj në përpjekjet e hapura dhe të fshehura për rishikimin e dënueshëm që po shfaqin karshi krimeve të së kaluarës.

Shpesh viktima po shitet si aggressor siç po ndodh me komandantët e Kosovës në Hagë. Kushdo që ka kryer krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi. Sot është koha që bashkë me aleatët tanë euroatlantikë të veprojmë shpejt. Sot është koha, nesër mund të jetë vonë,” është shprehur Basha.