Egjeu është sërish në një valë të ashpër tensionesh gjatë ditëve të fundit.
Gjatë ditëve të fundit, si Turqia ashtu edhe Greqia, duket se po përgatiten për luftë.
Mollë sherri mbeten disa ishuj grekë përballë tokës turke.
Greqia duket se po përgatiten për më të keqen, një përballje të armatosur, që do të hapte një tjetër front lufte në Evropë.
Gjeneral Majori grek Lambros Tzoumis tha se Turqia ka planifikuar një përballje ushtarake me Greqinë dhe kjo sipas tij mund të ndodhë deri në vitin 2023, kur edhe do të zhvillohen zgjedhjet elektorale në këtë shtet.
“Ata kërkojnë negociata, por ne nuk mund të ulemi në tavolinë dhe të negociojmë sovranitetin e ishujve tanë. Këto janë kërkesa absurde. Ata janë duke përgatitur një përplasje ushtarake dhe unë mendoj se do të ndodhë deri në vitin 2023, kohën e saktë nuk mund ta themi”, tha ai duke shtuar se ushtria greke nuk i frikësohet Turqisë.
Nga ana tjetër presidenti turk Erdogan ka deklaruar se janë grekët që nuk po i përmbahen marrveshjeve dypalëshe.