Gjenerali amerikan i dhuron medalje, Rama: Do ja jap Zahos (VIDEO)

Pas ceremonisë, ka nisur stërvitja e ushtarakëve të “Defender Europe 21”

Kryeministri Rama ka ndarë disa pamje nga anija ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare me gjeneralin amerikan T.D.Ëolters, Komandanti Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e me të tjerë.

Në një moment, Rama i dhuron gjeneralit, një souvenir teksa gjenerali i dhuroi një medalje, që Rama me shumë entuziasëm tha se do t’ja dhuronte të birit, Zaho.

Biseda

Rama: Ky ishte Regani.
Gjenerali Walter: Në Shqipëri?
Rama: Po! Kjo ishte mënyra sesi na bënin “lavash truri” në Shqipëri
Gjenerali Walter:Faleminderit. Kjo është shumë speciale.
Rama:Ndërsa kjo është medalja e mirënjohjes. Një suvenier nga Shqipëria. Këtë do t’ja jap djalit. Ka një vend special ku i vendos. Më thotë: Këto janë gjërat më speciale që kam.

 

 

Shtuar 4.05.2021 01:05