Trupi i një personi të pajetë është gjetur ditën e sotme në Maliq.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj.
Petro Feratllari, 55 vjeç, banues në këtë fshat, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, në një kanal me ujë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.