Gjendet trupi i pa jetë i një 50-vjeçari në Dibër, ja cilat janë dyshimet e para

Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Grevë, Dibër. Sipas burimeve policore dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëmbytur.

Dibër/Informacion paraprak

Në liqenin e fshatit Grevë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi E.F., 50 vjeç, banues në fshatin Grevë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethaneve të këtij rasti.


Shtuar 15.07.2024 16:45