Punonjësit e shpëtimit kanë gjetur këtë mëngjes trupin e një fëmije në rrënojat e ndërtesës së lartë të banimit të goditur nga Rusia në fundjavë në Dnipro, sipas zyrtarëve ukrainas.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës, postoi një përditësim në Telegram për të thënë se numri i viktimave ka shkuar tashmë në 41.
“Në orën 09:46 të mëngjesit, trupi i një fëmije të vdekur u gjet nën rrënojat e një pallati të shkatërruar banimi në katin e 4-të. Gjithsej 41 persona vdiqën (përfshirë katër fëmijë), 79 persona u plagosën (përfshirë 16 fëmijë) dhe 39 persona u shpëtuan (përfshirë gjashtë fëmijë)”, tha ai.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht dëshmive të rritjes së numrit të vdekjeve në mesin e popullsisë, që OKB-ja e vendos në më shumë se 7,000. /albeu.com