Gjendet pa shenja jete në vendin e punës 61-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga kalimtarët, në godinën e një subjekti privat, në Tiranë. Dyshimet e para janë se ai është vetëvarur, megjithatë, hetimet kanë nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 9.12.2022 14:42