Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë në fshatin Lapardha, Berat.
Shtetasi K.XH, dyshohet se ka humbur jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.