Gjendet pa shenja jete në hotel 65-vjeçari, çfarë dyshohet?

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli në Tiranë.

Shtetasi Sh.A, është gjetur nga vëllai i tij  dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimi e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 24.03.2022 09:45