Gjendet pa jetë në banesë 65 vjeçarja në Elbasan, mësohet shkaku

Një 65 vjeçare është gjendur pa shenje jete në banesën e saj në Prrenjas.

Policia njofton se e moshuara ka qenë e sëmurë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Elbasan/ Prrenjas Informacion paraprak

• Më datë 18.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, në banesën e saj,  është gjendur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetesia P. L., 65 vjeçe, e cila ishte e sëmure dhe  jetonte e vetme në banesë. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale.

 


Shtuar 18.07.2021 11:30