Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Tiranë, poshtë urës së Lanës në zonën e Brrylit Gjysma e trupit është gjetur në ujë dhe koka jashtë.
Viktimës i është gjetur një kartë identiteti me vete, me origjinë nga Prrenjasi, rreth 50 vjeç. Nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune, dyshohet se mund të ketë vdekur nga mbidoza.
Të lidhura
None found
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
