Gjendet një trup i pajetë poshtë Urës së Lanës, dyshimet e para

Një trup i pajetë është gjetur poshtë urës së Lanës në Tiranë.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes./albeu.com/