Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, detajet e para

Një shtetas 60-vjeçar është gjetur i pajetë në Tiranë.

Sipas burimeve, mendohet se ai mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.08.2022, rreth orës 18:55, në rrugën “Agush Gjergjevica”, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. Z., 60 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.