Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin, dyshohet se i përket 46-vjeçarit të zhdukur disa ditë më parë

Pasditen e kësaj të hënë është gjetur një trup i pajetë në lumin Shkumbin, në afërsi të fshatit Papër në Elbasan.

Trupi i pajetë dyshohet se i përket 46-vjeçarit Blerim Preçi, i cili u denoncua i zhdukur mëngjesin e djeshëm në Polici nga vëllai i tij, shtetasi P. P.

Të lidhura

None found

Sipas denoncimit të familjarëve, Preçi ka qenë duke punuar në një tokë buzë lumit Shkumbin dhe dyshimet ishin se ai mund jetë marrë nga uji i lumit.

“Mëngjesin e djeshëm, shtetasi P. P. ka njoftuar sallën operative, se vëllai i tij, shtetasi B. P., 46 vjeç, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin, dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Gjithashtu, familjarët e shtetasit B. P. kanë  deklaruar se dyshojnë se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit, për t’u kthyer në banesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin. Gjithashtu, krahas shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë angazhuar edhe  polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 46-vjeçarit.”– njoftonte policia.

 


Shtuar 26.06.2023 20:53